Korrigjim Gabimesh

Aplikim i Saktë për Korrigjim Gabimesh në Dokumentet e Pronësisë

Aplikim ne korigjim gabimesh ne ashk

Korrigjim Gabimesh

Gabimet në dokumentet e pronësisë janë të shpeshta dhe shpesh krijojnë pengesa në shitje, legalizime, kredidhënie apo çdo procedurë tjetër administrative. Ne ofrojmë asistencë të plotë për korrigjimin e çdo pasaktësie pranë ASHK, duke siguruar që dokumentacioni i pronës suaj të jetë i saktë dhe në përputhje me regjistrat zyrtarë.

Korrigjim Gabimesh
• Aplikim për korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme
• Aplikim për korrigjim gabimesh në hartën kadastrale
• Aplikim për korrigjim gabimesh në kartelë

Shërbimet që ofrojmë:

Aplikim për korrigjim gabimesh në Certifikatën e Pasurisë

Kur certifikata përmban pasaktësi në:

  • sipërfaqe,
  • emër/mbiemër të pronarit,
  • kufij,
  • numër pasurie,
  • adresë,
    ne aplikojme për të realizuar korrigjimin e duhur dhe për të pajisur pronarin me një certifikatë të rishikuar dhe të vlefshme.

Aplikim për korrigjim gabimesh në Hartën Kadastrale

Ky shërbim përdoret kur:

  • kufijtë grafikë janë të gabuar,
  • pasuria është vendosur gabimisht në hartë,
  • ka mbivendosje me prona të tjera,
  • sipërfaqja grafike nuk përputhet me realitetin.

Ne bëjmë verifikimin teknik dhe hartojmë kërkesën zyrtare për korrigjimin e hartës.

Aplikim për korrigjim gabimesh në Kartelë

Korrigjohen gabimet që lidhen me të dhënat tekniko-juridike të pronës, si:

  • të dhënat e pronësisë,
  • historiku i regjistrimeve,
  • aktet ligjore të shënuara gabimisht,
  • gabimet në hg., ndërtimet, apo llojin e pasurisë.

Me përvojën tonë shumëvjeçare, ne sigurojmë një proces të qartë dhe profesional për të korrigjuar çdo pasaktësi, duke garantuar që dokumentet e pronës suaj të jenë të sakta dhe të përdorshme për çdo procedurë ligjore.