Procedura e Legalizimi

Procedura e Legalizimit & Regjistrimet në ASHK

Procedura e Legalizimit & Regjistrimet në ASHK

Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ – Regjistrim Vendim Leje Legalizimi

Regjistrimi i Lejes së Legalizimit

Legalizimi i një ndërtese është vetëm një hap drejt formalizimit të plotë të pronës. Dokumenti përfundimtar që vërteton pronësinë tuaj është Certifikata e Pronësisë, e cila merret vetëm pasi Leja e Legalizimit regjistrohet zyrtarisht në ASHK.
Ekipi ynë ofron asistencë të specializuar për çdo fazë të këtij procesi, duke garantuar saktësi, korrektësi dhe përfundim të shpejtë të procedurave.

 

Kontrollojmë Lejen e Legalizimit, planimetritë, aktet shoqëruese, të dhënat teknike dhe çdo element që kërkon ASHK.
Hartojmë aplikimin për “Regjistrim Vendim / Leje Legalizimi” në ASHK përmes e-Albania ose pranë sporteleve, sipas rastit.
Komunikim dhe ndjekje administrative me ASHK derisa prona të regjistrohet përfundimisht.
Pas regjistrimit të Lejes së Legalizimit, prona përfundimisht pajiset me Certifikatë Pronësie, e cila ju jep të drejtën e plotë të disponimit (shitje, dhurim, hipotekim, kredi, etj.).

Kur Kërkohet Regjistrimi i Lejes së Legalizimit?

Shërbimi është i domosdoshëm kur:

  • Keni marrë një Leje Legalizimi dhe nuk jeni pajisur me Certifikatë Pronësie
  • Doni të përdorni pronën si kolateral në bankë
  • Doni të kryeni shitje, dhurim, kalim pronësie
  • Keni gabime ose pasaktësi në dokumentacion
  • Keni një proces të ndërprerë ose pezull në ASHK

Në këto raste, regjistrimi është i detyrueshëm për të fituar pronësinë e plotë.

Si Funksionon Procesi?

  1. Analiza e dokumenteve ekzistuese
  2. Verifikimi teknik dhe juridik
  3. Plotësimi dhe dërgimi i aplikimit
  4. Ndjekja e procedurës administrative
  5. Regjistrimi përfundimtar i pronës
  6. Pajisja me Certifikatë Pronësie

Kërkoni asistencë profesionale?

Ne jemi gati t’ju asistojmë në çdo hap të procesit të legalizimit dhe regjistrimit.