Shërbimet që ofrojmë:
Aplikim për korrigjim gabimesh në Certifikatën e Pasurisë
Kur certifikata përmban pasaktësi në:
- sipërfaqe,
- emër/mbiemër të pronarit,
- kufij,
- numër pasurie,
- adresë,
ne aplikojme për të realizuar korrigjimin e duhur dhe për të pajisur pronarin me një certifikatë të rishikuar dhe të vlefshme.
Aplikim për korrigjim gabimesh në Hartën Kadastrale
Ky shërbim përdoret kur:
- kufijtë grafikë janë të gabuar,
- pasuria është vendosur gabimisht në hartë,
- ka mbivendosje me prona të tjera,
- sipërfaqja grafike nuk përputhet me realitetin.
Ne bëjmë verifikimin teknik dhe hartojmë kërkesën zyrtare për korrigjimin e hartës.
Aplikim për korrigjim gabimesh në Kartelë
Korrigjohen gabimet që lidhen me të dhënat tekniko-juridike të pronës, si:
- të dhënat e pronësisë,
- historiku i regjistrimeve,
- aktet ligjore të shënuara gabimisht,
- gabimet në hg., ndërtimet, apo llojin e pasurisë.
Me përvojën tonë shumëvjeçare, ne sigurojmë një proces të qartë dhe profesional për të korrigjuar çdo pasaktësi, duke garantuar që dokumentet e pronës suaj të jenë të sakta dhe të përdorshme për çdo procedurë ligjore.