Saktësim i Kufijve të Pasurisë – Ndërtesë
Ky shërbim realizohet kur:
- kufijtë e ndërtesës nuk përputhen me hartën kadastrale,
- ka devijime mes planimetrisë dhe regjistrit teknik,
- ndërtesa rezulton e zhvendosur ose e shënuar gabimisht në hartë,
- kërkohet rishikim i perimetrit për t’u pajisur me dokument të saktë pronësie.
Ne kryejmë verifikimin teknik, përgatisim dokumentacionin e duhur dhe e dorëzojmë kërkesën zyrtare për saktësim, duke ndjekur procedurën deri në përfundim.
Saktësim i Kufijve të Pasurisë – Tokë
Ky proces përdoret kur pasuria tokë ka:
- kufij të pasaktë në hartë,
- mbivendosje me parcela fqinje,
- sipërfaqe të gabuar të regjistruar,
- probleme me vijën e kufirit në terren,
- diferenca mes dokumenteve të vjetra dhe regjistrave aktualë.
Ne ndërhyjmë për të përditësuar kufijtë sipas matjeve të sakta, duke garantuar që pasuria juaj të registrohet saktë dhe pa mbivendosje.
Pse është i rëndësishëm saktësimi i kufijve?
- Për të shmangur konflikte me pronarët fqinj
- Për të mundësuar shitje, legalizim ose ndarje të pasurisë
- Për të siguruar vlerë të saktë të pronës në treg
- Për të marrë dokumente të sakta dhe të vlefshme për çdo procedurë ligjore
- Për të reflektuar realisht sipërfaqen dhe perimetrin e pronës
Me eksperiencën tonë në trajtimin e dokumentacionit të pronësisë, ju garantojmë një proces të qartë, profesional dhe të sigurt, duke finalizuar çdo saktësim sipas standardeve të ASHK.