Rast Praktik – Sukses Gjyqësor në Mbrojtje Të Pronës Së Fituar Me AMTP

 

Rast Praktik – Sukses Gjyqësor në Mbrojtje Të Pronës Së Fituar Me AMTP

Përmbledhje e rastit

Zyra jonë e avokatisë u angazhua të përfaqësonte E.F dhe familjen e tij, pas një procesi të zgjatur administrativ dhe gjyqësor, ku Agjencia Shtetërore e Kadastrës kërkonte:

  • Shfuqizimin e pjesshëm të AMTP-së,
  • Kthimin në pronësi shtet të disa sipërfaqeve të tokës,
  • Detyrimin e familjes për pagesë financiare

ASHK pretendonte se tokat ishin përfituar “në tejkalim të normës takuese”.
Zyra jonë ndërhyri për të mbrojtur të drejtën e pronësisë së klientit dhe për të rrëzuar pretendimet e pabazuara të institucionit.

Situata fillestare

ASHK kishte ngritur padi për:

  • shfuqizimin e AMTP-së në emër të E.F,
  • kthimin në pronësi shtet të sipërfaqeve nga 1100 – 2300 m²,
  • detyrimin e familjes të paguante vlerën për një sipërfaqe të shitur me kontratë noteriale tek i treti.

Në vitin 2016, shkalla e parë kishte pranuar padinë, duke krijuar rrezik real për humbjen e pronës.

Ndërhyrja e zyrës së avokatisë

Zyra jonë analizoi të gjitha aktet, vendimet, certifikatat familjare, dokumentet kadastrale dhe kuadrin ligjor në fuqi brenda viteve të krijimit të AMTP-ve.

U ngritën argumentet kryesore:

  1. Titujt e pronësisë të familjes së E.F janë të vlefshëm dhe të pandryshueshëm
  • AMTP-të janë lëshuar nga Komisionet e Tokës sipas procedurave të kohës, të cilat kanë vepruar si organe kompetente.
  • Toka është regjistruar më pas në Kadastër, duke fituar statusin e titullit përfundimtar.
  1. Ligji nr. 20/2020 ndalon paprekshmërinë e AMTP-ve të regjistruara

Neni 68/5 i ligjit përcakton qartë se:

“ASHK-ja heq dorë nga padia në të gjitha gjykimet në proces përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç rasteve kur shkaku ligjor i padisë është sipas përcaktimeve të nenit 7, pika 1, të këtij ligji“.”

Pra për sa më sipër, ASHK është e detyruar të heqë dorë nga paditë që synojnë pavlefshmërinë e AMTP-ve të regjistruara.

Në rastin e sipërcituar, titujt ishin të regjistruar, ndaj padia duhej pushuar.

  1. Praktika gjyqësore e konsoliduar

Zyra jonë iu referua vendimeve të Gjykatës së Lartë, ku konkludohet se:

  • AMTP-të e regjistruara gëzojnë siguri juridike dhe nuk mund të shfuqizohen pas dekadash.
  • Proceset kalimtare të pronësisë janë mbyllur dhe shteti nuk mund të rikthehet tek aktet e 30 viteve më parë.

Rezultati – Vendimi i Apelit në favor të qytetarit

Pas argumentimit të plotë, prezantimit të provave dhe parashtresave tona juridike:

Gjykata Administrative e Apelit

  • Ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë,
  • Rrëzoi padinë e ASHK,
  • Pranoi kërkesat e paraqitura në favor të familjes,
  • Ndali shfuqizimin e AMTP-ve,
  • Shpëtoi familjen nga humbja e qindra mijë metrave katrorë toke,
  • Shmangu detyrimin financiar të qytetarit

Në thelb, Gjykata konstatoi se:

✔ AMTP-të e XXX janë të vlefshme
✔ Regjistrimi në kadastër është i paprekshëm
✔ ASHK nuk kishte të drejtë ligjore të kërkonte pavlefshmërinë
✔ Familja nuk ka marrë tokë në kundërshtim me ligjin
✔ Shteti nuk mund të ndërhyjë pas 20–30 vitesh në tituj të regjistruar

Përfundim – Një rast i fituar në mbrojtje të pronës së klientit

Zyra jonë e avokatisë arriti:

  • anulonte kërkesat e ASHK,
  • shpëtonte pronat e familjes,
  • ruante vlerën ekonomike dhe juridike të AMTP-ve,
  • mbrojë klientin nga kosto të pajustifikuara dhe padrejtësi administrative.

Ky rast përbën një shembull të qartë profesional se:

Titujt e pronësisë të regjistruar në kadastër janë të mbrojtur dhe nuk mund të cënohen përmes proceseve të vonuara administrative.